Telegrafi

Po vjen 2017-ta dhe këngëtares Orinda Huta po i ikin dritat sërish?! (Foto)

Këngëtarja Orinda Huta ka qenë shumë e angazhuar gjatë vitit 2016, por jo në muzikë.

Ajo ka arritur që çdo javë të jetë pranë publikut shqiptar përmes emisioneve të saj si “Fustani i ëndrrave” dhe “Surpriza SD”.

Të gjitha këto emisione kanë shënuar sukses, gjersa suksesin këngëtarja pret ta vazhdojë edhe në vitin 2017, ndonëse është pesimiste për të ardhmen e shqiptarëve.

Lexo po ashtu Orinda Huta sjellë "Surprizën SD" edhe në Kosovë (Video)

Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku treguar se edhe pse në prag festash dhe shumë pranë 2017-tës, asaj vazhdojnë t’i ikin dritat

“Edhe?!…se po vjen 2017-ta edhe?! Kujt i plasi! Dritat do ikin sërish..Na rrofshin qirinjtë festiv”, ka shkruar Huta në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar zhgënjimin e saj.

Postimi revoltues i këngëtares Orinda Huta. Foto nga Instagram Story.

Dhe në fakt ajo nuk ka faj, pasi shkyçja e energjisë elektrike në vitin 2016 në një shtet 100 vjeçar, është vërtet e turpshme! /Telegrafi/