Këngëtarja Orinda Huta ka qenë shumë e angazhuar gjatë vitit 2016, por jo në muzikë.
Ajo ka arritur që çdo javë të jetë pranë publikut shqiptar përmes emisioneve të saj si “Fustani i ëndrrave” dhe “Surpriza SD”.
Të gjitha këto emisione kanë shënuar sukses, gjersa suksesin këngëtarja pret ta vazhdojë edhe në vitin 2017, ndonëse është pesimiste për të ardhmen e shqiptarëve.
Ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku treguar se edhe pse në prag festash dhe shumë pranë 2017-tës, asaj vazhdojnë t’i ikin dritat
“Edhe?!…se po vjen 2017-ta edhe?! Kujt i plasi! Dritat do ikin sërish..Na rrofshin qirinjtë festiv”, ka shkruar Huta në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar zhgënjimin e saj.
Dhe në fakt ajo nuk ka faj, pasi shkyçja e energjisë elektrike në vitin 2016 në një shtet 100 vjeçar, është vërtet e turpshme! /Telegrafi/