Telegrafi

“Po vdes sytë me t’i pa”, Ledri Vula publikon ultrazërin e foshnjës që pret të vijë në jetë

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Ata do të bëhen prindër të një vajze, teksa pritja duket se bëhet gjithmonë e ëmbël sa më shpejt që koha kalon.

Këtë e ka dëshmuar reperi Vula, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram një fotografi të ultrazërit të foshnjës.

“Jam ka vdes sytë me t’i pa”, shkroi Ledri në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa mori pëlqime e komente të shumta.

Ledri përndryshe ka qenë shumë aktiv gjatë këtij viti edhe në muzikë, pasi nxori në tregu albumin e tij shumë të pëlqyer “10/10”.

Lexo po ashtu "Ne të tre", Sara dhe Ledri shijojnë pushimet në Brezovicë ndërsa tregojnë se po presin me pa durim ardhjen në jetë të vajzës

Përveç muzikës, ia ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në biznes, si sipërmarrës i një dyqani ‘fast food’ në një qendër tregtare të Prishtinës. /Telegrafi/