Telegrafi

A po vdes legjenda hollivudiane nga kanceri? (Video)

Tabloidet amerikane përhapën spekulime se Michael Douglas është duke vdekur, pas kthimit të kancerit.

Njerëzit pranë aktorit amerikan 71 vjeçar, e përgënjeshtruan menjëherë me anë të një komunikate, por mungesa e fotografive dhe videove bënë që dyshimet të shtoheshin.

Dhe për këtë arsye, ikona hollivudiane vendosi ta përgënjeshtronte vetë lajmin për shëndetin e tij.

Aktori publikoi një video në Facebook ku tregon se, është në formë të mirë, para se të bëjë një zhytje në ujë, gjatë pushimeve të ditëve të fundit në Meksikë, transmeton Mapo.

“Sapo jam kthyer nga pushimet përrallore pranverore në Meksikë me familjen time dhe zbulova përsëri gabimin e një tabloidi të shpifur”.

“Jam këtu për t’u thënë admiruesve të mi se nuk mund të ndjehem më mirë e më i lumtur se kaq. Po festoj përvjetorin e pestë pa kancer. Para disa javëve bëra kontrollin e përvitshëm dhe jam 100 për qind i lirë nga kanceri”, ka shkruar aktori.

Just got back from a fabulous Mexico Spring Break holiday with the family to discover once again a smarmy tabloid gets it wrong. Here to tell my fans that I couldn’t feel healthier or happier celebrating my 5th year clean of cancer. Had my yearly check up a few weeks ago and I am 100% cancer free.

Posted by Michael Douglas on Monday, 28 March 2016