Zgjedhësit e Minesotës hodhën dhjetë votat e tyre për presidentin e zgjedhur, Joe Biden dhe zëvendëspresidentin e zgjedhur, Kamala Harris gjatë takimit të tyre të hënën në St. Paul.
Biden fitoi Minesotën me rreth 52 për qind në 45 për qind, raporton cnn.
Kjo ka bëri që kandidati demokrat të sigurojë 183 vota elektorale kundrejt republikanit, Donald Trump me 167 vota, transmeton Telegrafi.
Theksojmë se takimi i zgjedhësve është hapi tjetër i madh në procesin e Kolegjit Zgjedhor për të afirmuar rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve.
Zgjedhësit u kërkohet me ligj të votojnë për president dhe nënkryetar të hënën e parë pas të mërkurës së dytë në dhjetor, i cili këtë vit është sot.
Duhen 270 vota elektorale nga 538 në dispozicion për t’u bërë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/