Telegrafi

Po vazhdon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë U21 – Gjermani U21

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të takohet me Gjermaninë të martën me fillim nga ora 19:00.

Ka disa ditë që kanë dalë në shitje biletat për këtë duel i cili dot ë zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

FFK ka njoftuar se po vazhdon shitja e biletave dhe ato janë nga 3 euro në Lindje, nga 8 në Perëndim dhe VIP që kushtojnë 30 euro.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Biletat për ndeshjen Kosova U21 vs Gjermania U21 janë edhe më tutje në shitje!

Mos e humbisni një tjetër mbrëmje futbolli në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Çmimet e biletave janë si vijon: Lindje: 3 euro; Perëndim: 8 euro; VIP: 30 euro (pa katering, vetëm pije)

Porositni biletën tuaj tani përmes platformës online në linkun e mëposhtëm: https://eu.ebileta.al/…/buyseats/scegliSettorePub.do…

Kosovë U21 – Gjermani U21, e martë – ora 19:00.

Dardanët e rinj të drejtuar nga Afrim Tovërlani kanë nevojë për mbështetjen tuaj në këtë ndeshje të vështirë. /Telegrafi/