Telegrafi

Po vazhdon realizimi i projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur-Viti shkollor 2012-2013”

Ky projekt do të realizohet gjatë vitit shkollor 2012-2013, përkatësisht nga muaji shtator 2012, deri në muajin qershor 2013, në të gjitha Institucionet parashokollore, fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, bazuar në programin ”Shkollat Promovuese të Shëndetit” dhe në rekomandimet e grupit ndërministror nga Ministria e Arsimit, Shkëncës dhe e Teknologjisë (MASHT), Ministria e Shëndetësisë (MSH), Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) si dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS).

Fillimit të projektit i ka paraprirë një takim informues dhe koordinues me anëtarët e grupit ndërministrorë nga programi “Shkollat Promovuese të Shëndetit”. Në javën e dytë të shtatorit, përkatsisht me datën 12, pikërisht në Ditën Botërore të Shëndetit Oral, ka nisur së realizuari projekti përmes një aksion simbolik në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Nga fillimi i realizimit të projektit, brenda, deri tani janë vizituar këto Institucione parashkollore: (1) Kopshti i fëmijëve “DRITA” në Skenderaj. Ky ka qenë kopshti i parë i vizituar në Kosovë në kuadër të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur- Viti shkollor 2012-2013” dhe është realizuar në bashkëpunim me Qendrën Rinore Publike dhe në koordinim të punëve me Drejtoratin për Arsim të Komunës së Skenderajt, (2) Kopshti i fëmijëve “MICKEY MOUESE” në Prishtinë, (3) Kopshti i fëmijëve “ENI-EDU-ARS” në Prishtinë, (4) Kopshti i fëmijëve “LEPURUSHI” në Prishtinë, (5) Kopshti i fëmijëve “ENI-EDU-ARS 2” në Prishtinë, (6) Kopshti i fëmijëve “ARDHMËRIA 1” në Gjilan i realizuar në bashkëpunim me Qendrën Rinore Publike dhe në koordinim të punëve me Drejtoratin për Arsim të Komunës së Gjilanit. Javën që vjen, do të vizitohen disa kopshte, në mesin e të cilave edhe Kopshti i fëmijëve “CHIPPOLINO” dhe “PRINCESS” në Prishtinë. Deri në fund të vitit do të vizitohen të gjitha Institucionet parashkollore (kopshtet-qerdhet) në Kosovë.

Në projektin, “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur- Viti shkollor 2012-2013”, do të përfshihen në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbi 1150 Institucione parashkollore, fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, përkatësisht do të përfshihen një numër prej 450 mijë fëmijë-nxënës.

* Faza e pare e projektit do të implementohet deri në fund të këtij viti në mbështetje nga Klinika Dentare “DENT-IN”. Ndihmë po japin edhe Depo Dentale “ALLIANZ”- përfaqësues i autorizuar i brushave të dhëmbëve “CAVEX” si dhe Shtypëshkronja “SHKROLA PRINT”. Faza e dytë dhe e tretë në Institucionet fillore dhe të mesme do të implementohen gjatë muajit Janar-Qershor 2013.

* Sponzor medial të projektit janë : Portali Informativ telegrafi.com, Radiotelevizioni 21 dhe Gazeta Kosova Sot.