Site icon Telegrafi

Po vazhdojnë protestat në Bjellorusi, policia arreston dhjetëra protestues

Forcat e sigurisë në Bjellorusi arrestuan dhjetëra protestues dhe përdorën forcën, përfshirë topa uji dhe shkopinj, për të goditur demonstruesit që kërkonin zgjedhje të reja presidenciale, treguan pamjet televizive.

Pamjet e lëshuara nga lajmet lokale tregojnë se oficerët e policisë tërheqin protestuesit në automjete të zinj dhe rrahin protestuesit me shkopinj, në një tubim ku morën pjesë mijëra njerëz në rrugët e Minskut. Një video tregoi policinë duke shpërndarë protestuesit me një topa uji, njoftoi reuters.

Bjellorusia, një ish-republikë Sovjetike e lidhur ngushtë me Rusinë, është tronditur nga protestat që kur autoritetet njoftuan se udhëheqësi për një kohë të gjatë, Alexander Lukashenko fitoi zgjedhjet e 9 gushtit.

Që nga ajo kohë, njerëzit kanë dalë në rrugë çdo javë për të kërkuar të tërhiqet Lukashenko dhe të lejojë zgjedhje të reja.

Lukashenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 1994, mohon se fitorja e tij ishte si rezultat i mashtrimit. Forcat e sigurisë arrestuan më shumë se 13 mijë njerëz gjatë tubimeve paszgjedhore, disa prej të cilëve më vonë u lanë të lirë. /Telegrafi/

Exit mobile version