Telegrafi

Po i vardisej amerikanes, arrestohet djaloshi nga Arabia Saudite (Video)

Djaloshi Abu Sin (19) nga Arabia Saudite përfundoi në burg, pasi u përpoq që përmes YouTube “të bënte për vete” 21-vjeçaren simpatike amerikane Christina Crockett.

Abu Sin (emri i tij do të thotë “pa dhëmbë”) dhe Christina Crockett i kishte deklaruar atij dashurinë, dhe anasjelltas, pamje që ngarkuara në internet, transmeton Telegrafi.

Një avokat saudit u ka thënë medieve se videot shkelin interpretimin e ligjit dhe rregulloreve të internetit, sipas Sheriatit të vendit. Abu Sin mund të përballet me deri në tre vjet burg.

Kjo nuk është hera e parë që një përdorues interneti në Arabi Saudite është arrestuar për një video që autoritetet e konsiderojnë imorale.

Në vitin 2013, një djalë i ri është arrestuar nga policia fetare pasi ai postoi fotot e “përqafimeve falas” në rrugët e Riadit. /Telegrafi/