Telegrafi

Po vallëzonte mbi rimorkion e kamionit në lëvizje, i riu nga Teksasi nuk e dinte se po i afrohej shtyllës së betonit të urës – përplaset për vdekje

Një i ri në Houston, Teksas, ka rënë për vdekje nga rimorkioja e një kamioni në lëvizje, derisa po vallëzonte dhe nuk e dinte se po kalonte kamioni nën një urë.

Policia në Houston ka bërë të ditur se 25-vjeçari goditi kokën për shtylle të betonit, dhe u përplas për vdekje në tokë, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë, i riu kishte filmuar veten derisa po vallëzonte në rimorkion e kamionit që lëvizte dhe në një moment futet në një urë.

Duke mos e ditur se prapa kishte urën dhe shtyllën e saj të betonit, i riu goditi kokën në të dhe u rrëzua në tokë për vdekje.

Pas incidentit, policia ka intervistuar shoferin e kamionit, për të mësuar nëse ishte në dijeni që mbi rimorkio po qëndronte i riu dhe si kishte arritur të ngjitet atje. /Telegrafi/