Site icon Telegrafi

PO VAJTOJ

Nga: Peter Gabriel (kënga “I Grieve”, albumi “Up”, 2002)
Përktheu: Fadil Bajraj

ndodhi sall para një ore
atëherë ishte krejt ndryshe
bash e tëra ende s’është përmbytur
duket se gjithmonë ka qenë kësisoj
ky lloj tuli e ashti
është vetëm mënyrë si do ta kuptosh
tash askush s’është në shtëpi

po vajtoj për ty
ti më braktis
e kam goxha zor të vazhdoj
ende e dua që ka shkuar
thonë se jeta vazhdon më tej
vazhdon më tej më tej më tej më tej

lajmi që vërtet të trondit është faqja boshe boshe
derisa rrapëllima e mbrame tund kafazin bosh bosh
e unë s’di si t’ia dal mbanë

po vajtoj për ty
ti më braktis
shporre të keqen e vazhdo
malli për të humburën
thonë se jeta vazhdon më tej
thonë se jeta vazhdon më tej më tej më tej

jeta vazhdon më tej
në njerëzit që takoj
në secilin që gjendet në rrugë
në gjithë qentë e macet
në miza e minj
në kalbësirë e ndryshk
në hi e pluhur
jeta vazhdon më tej më tej më tej më tej
jeta vazhdon më tej më tej më tej

është bash automobili që e vozisim
shtëpia ku jetojmë
fytyra ku fshehemi
mënyra si jemi kapërthyer
e jeta vazhdon më tej më tej më tej më tej
jeta vazhdon më tej më tej më tej

e kam ëndërruar këtë besim?
apo kam besuar në këtë ëndërr?
tash mund të gjej ngushëllim
po vajtoj

/Telegrafi/

Exit mobile version