Site icon Telegrafi

Po udhëtonte nga Amsterdami drejt Detroitit, piloti detyrohet të bëjë ulje emergjente në Kanada – pasagjerët e kalojnë natën në barakat ushtarake

Aeroplan i aviokompanisë Delta që ishte nisur me pasagjerë nga Amsterdami dhe për destinacion kishte Detroitin, është detyruar të ulet në Kanada si pasojë e një defekti teknik, kurse pasagjerët i kaluan 24 orë në qytetin e largët.

Në aeroplan gjendeshin 270 pasagjerë, por ishte një defekt teknik që e detyroi pilotin të bëjë ulje emergjente, transmeton Telegrafi.

Kështu aeroplani u drejtua kah aeroporti Goose Bay, që është pjesë e një baze ushtarake në Newfoundland të Kanadasë.

Fjala është për bazën e vogël ushtarake të forcave kanadeze në qytetin e vogël, i cili për fat të mirë ka një pistë të gjatë për ngritjen dhe zbritjen e aeroplanëve komercial.

E aeroplani i Deltas bëri ulje emergjente për shkak të një problemi, përkatësisht ngrirjen e motorit të fluturakes.

Pasagjerët fillimisht i kaluan disa orë në aeroplan, derisa temperaturat po binin çdo herë e më shumë.

Një nga pasagjerët ka treguar se nuk kishin ngrënë ushqim për më shumë se 15 orë, kurse pasagjerët nuk ishin as të përgatitur për temperatura të ulëta – u mungonin rrobat e trasha.

Kompania Delta dërgoi menjëherë një aeroplan tjetër, por ndërkohë orari i punës së ekuipazhit kishte skaduar, kështu që pasagjerët hipën praktikisht pa asnjë arsye.

Delta tha se aeroplani nuk u ngrit për shkak të kushteve të motit dhe pistës, të cilat thuhet se e detyruan aeroportin të “pezullonte funksionimin”.

Më pas pasagjerët janë vendosur në barakat ushtarake, ku kanë kaluar natën. Nuk kishte mundësi për një vend më të mirë në qytetin e Goose Bay për shkak të mungesës së hoteleve.

Aeroplani i dytë mbërriti në Green Bay të hënën dhe u ngrit pavarësisht një stuhie të madhe dëbore. Delta u kërkoi falje pasagjerëve për shqetësimin që përjetuan. /Telegrafi/

Exit mobile version