Telegrafi

Po udhëtonin me veturë, bien në gropën që u hap në mes të asfaltit – humbin jetën dy rusë nga uji i nxehtë që dilte nga gropa

Dy rusë janë “zier për së gjalli” kur vetura e tyre e tipit Lada befasisht ra në një gropë të mbushur me ujë të nxehtë, që ishte hapur në mes të asfaltit në qytetin rus Penza.

Si rezultat i kësaj, dy burrat kanë mbetur të vdekur në vend të ngujuar brenda veturës, kurse fotografitë rrëqethëse shfaqin vinçin duke nxjerr trupat e tyre të pajetë së bashku me të veturën, transmeton Telegrafi.

Kjo fatkeqësi ka ndodhur kur shpërtheu një grup me ujë të nxehtë nën një parking.

“Çfarë mënyre e tmerrshme për të vdekur – në një moment je duke vozitur, kurse tjetrin përfundon në një gropë të mbushur me ujë të nxehtë”, ka deklaruar një grua që u gjend në vendin ku ndodhi ngjarja.

Mediat lokale raportojnë se si pak sekonda para se të ndodhte më e keqja, një veturë tjetër kishte kaluar nëpër të njëjtin asfalt por kishte shpëtuar.

“Shoferi i asaj veture kishte parë se si uji i nxehtë dilte nga asfalti, dhe kështu kishte rritur shpejtësinë nga frika se do ta pësojë. Pas tij kaloi Lada që e përpiu gropa që u hap”, thuhej në një artikull të një portali lokal rus. /Telegrafi/