Një person në fshatin Trubohovc të Istogut ka raportuar se derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin e tij kombi me targa vendore ka dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit.
Për pasojë ndonjë predhë e fishekut të armës dyshohet se ka goditur dhe ka thyer xhamin e pasmë të automjetit.
Në automjet së bashku me viktimën ka qenë bashkëshortja e tij me tre fëmijë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por nuk është gjetur ndonjë dëshmi përveç pjesë të xhamave të thyer.
Për shkak të shqetësimit tre fëmijët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Pejës.
Rasti është nën hetime.