Site icon Telegrafi

Po tregohet fenomenal te Real Madridi: A do t’i thyej Mbappe shifrat e CR7, Nistelrooy dhe Fenomenit Ronaldo në sezonin e parë

Sulmuesi francez Kylian Mbappe po luan një sezon fantastik për Real Madridin dhe duket se është në rrugën e tij për t’u kujtuar mes yjeve të Mbretërve për një arritje të rrallë.

Përkatësisht, Mbappe tashmë ka shënuar 21 gola në 31 ndeshje të luajtura këtë sezon.

Me këtë ai arriti në vendin e gjashtë në listën e lojtarëve të Real Madridit për nga numri i golave të shënuar në sezonin e tyre debutues kur bëhet fjalë për shekullin e 21-të.

Vendin e parë e ndajnë portugezi Cristiano Ronaldo dhe holandezi Ruud van Nistelrooy. Dyshja shënuan 33 gola secili në sezonet e tyre debutuese.

Ronaldo e bëri këtë në 35 ndeshje të luajtura në vitin 2010, dhe Nistelrooy në 47 ndeshje në 2007.

Në vendin e tretë është braziliani Ronaldo, i cili në vitin 2003 shënoi 30 gola në 44 ndeshje në sezonin e tij të parë në “Santiago Bernabeu”.

Lexo po ashtu Trajneri i Brest bën shaka me Mbappen para duelit me Real Madridin në Ligën e Kampionëve

Përballë Mbappes është bashkëlojtari i tij aktual, Jude Bellingham, i cili është në vendin e katërt, sepse sezonin e kaluar shënoi 23 gola në 40 ndeshje.

Vendin e pestë në këtë listë e mban uellsiani Gareth Bale, i cili shënoi 22 gola në sezonin e tij debutues në vitin 2014.

Duke qenë se jemi vetëm në janar, është mjaft e sigurt që Mbappe do të kalojë shumë nga kjo listë, pse jo dhe të zë vendin e parë. /Telegrafi/

Exit mobile version