Në Kosovë ende nuk është shënuar asnjë rast i prekur me coronavirus. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ndërkaq sot në Klinikën Infektive janë paraqitur edhe 10 raste të dyshimta me coronavirus, rezultatet e të cilave do të dalin në orët e mbrëmjes.
Lajmin e bëri të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.
Ramadani shtoi se nga 8 shkurti e deri më sot janë testuar 82 pacientë.
“Deri më sot janë testuar 82 pacientë të cilët kanë rezultuar negativë, sot janë duke u testuar edhe 10 pacientë rezultatet e të cilëve do të dalin pasdite. Sa i përket intensitetit nuk ka rritje, është intensitet normal i rasteve të dyshimta të cilët në aspektin klinik dyshohet të bëhen analizat laboratorike, te shumica kanë dal ftohje të lehta te disa grip A dhe grip B”, ka thënë Ramadani. /Telegrafi/