Site icon Telegrafi

Po tentonte të tregonte se si përdoret arma, momenti dramatik kur një burrë qëlloi me armë një tjetër në Poloni

Një video dramatike tregon një burrë që ka qëlluar aksidentalisht me armë një burrë tjetër dhe e godet atë në pjesën lartë të këmbës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi gjatë një gare me armë në shtator në Godawa, Poloni.

Pamjet tregojnë një gjyqtar që u jep pjesëmarrësve një demonstrim sigurie, duke u treguar atyre se si të gjuajnë armën e zjarrit dhe të nxjerrin në mënyrë të sigurt fishekun pasi kanë qëlluar.

Por ndërsa po bënte këtë, ai e mbajti armën mbi një tavolinë druri, me tytën e drejtuar në drejtim të një garuesi tjetër që po mbushte armën e tij dhe një anëtari të shoqatës së armëve që po e ndihmonte.

Papritur, arma ka qëlluar dhe 68-vjeçari është goditur në këmbë, teksa një re tymi i bardhë del nga arma e zjarrit.

I plagosuri është rrëzuar menjëherë mbrapsht në dysheme, duke rrëzuar tavolinën.

Me përfundimin e videos, të pranishmit shkuan për ta ndihmuar.

Lëndimet e tij nuk ishin kërcënuese për jetën dhe policia lokale e quajti incidentin një “ekspozim të paqëllimshëm të një personi ndaj rrezikut të drejtpërdrejtë të humbjes së jetës ose dëmtimit të rëndë të shëndetit”.

Çështja që atëherë i është kaluar zyrës së prokurorit të qarkut në Żnin. /Telegrafi/

Exit mobile version