Një aeroplan është përplasur në një kullë në Aeroportin e Perth, me shërbimin e urgjencës që kanë nxituar për në vendin e ngjarjes.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për aeroplanin që kishte 62 pasagjerë dhe katër persona të ekuipazhit.
Perth Airport can confirm a Cobham aircraft made impact with a light tower while taxiing in the General Aviation area at approximately 2.20pm. Emergency services are onsite however there are no injuries to passengers or crew. (1/2)
— Perth Airport (@PerthAirport) July 30, 2019
Për fat të mirë, nuk ka ndonjë të lënduar ndërsa është bërë e ditur se tanimë ka filluar një hetim.
“Ky incident nuk ka ndikuar në asnjë operacion ose shërbim tjetër në Aeroportin e Perth”, kanë thënë autoritetet duke bërë të ditur se vetëm “hunda e aeroplanit” ka pësuar një dëmtim.
Bëhet e ditur se aeroplani po operonte në një shërbim në Western Australia dhe se për incidentin është njoftuar Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit. /Telegrafi/