Ky është momenti i pabesueshëm kur një raketë dështoi të nisej dhe shpërtheu në bordin e një anijeje luftarake detare, gjatë një stërvitje e cila nuk shkoi ashtu siç pritej.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, arma në fjalë krijoi një zjarr gjigant kur shpërtheu në anijen Saxony në brigjet e Norvegjisë.
Siç thuhet më tej, pamjet e marra nga ngjarja dramatike tregojnë një grumbull të shkëndijave dhe mbeturinave që bien poshtë në det.
Anija e marinës ishte duke vepruar pranë Rrethit Arktik, kur u përpoq të lansojë një raketë standarde si pjesë e ushtrimit, tha shërbimi në një deklaratë, shkruan tutje DailyMail.
Megjithatë, pas dhënies së komandës për të zjarrit, raketa nuk funksionoi dhe shpërtheu në bordin e anijes, duke lënduar edhe dy marinarë.
Kapiteni i anijes, Thomas Hacken, tha: “Sistemi i spërkatjes në bordin e anijes u aktivizua menjëherë dhe ekuipazhi arriti të ndalonte. Dy marinarë u trajtuan për tronditje”.
Një pjesë e anijes thuhet se u lanë të dëmtuara gjithashtu.
Sipas një deklarate të marinës gjermane, raketa e tipit SM 2 dështoi të lansohej për shkak të një defekti në sistemin e shtytjes. /Telegrafi/