Site icon Telegrafi

Po të vonohej vetëm një minutë më shumë helikopteri, familjen 5 anëtarëshe do ta “gëlltiste” balta (Video)

Ekipet e shpëtimtarëve me ndihmën e helikopterit kanë shpëtuar gjatë të mërkurës një familje 5-anëtarëshe në San Diego të SHBA-ve, të cilin ishin ngjitur në kulmin e shtëpisë e cila po “gëlltitej” nga balta.

Një nga një prej tyre janë shpëtuar nga ekipet emergjente që kishin dal në terren, madje edhe dy qentë e tyre. Siç raportojnë mediat amerikane, familja është vendosur në një zonë më të sigurt, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, raportohet se numri i viktimave të rrëshqitjes së dheut pas stuhisë në Kaliforni është rritur në 17, kurse edhe 13 tjerë vazhdojnë të konsiderohen si të zhdukur.

Sipas policit të Santa Barbara, Bill Broën, nga rrëshqitja e dheut janë shkatërruar mbi 100 shtëpi. /Telegrafi/

Exit mobile version