Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka thënë se do dëshironte që Marouane Fellaini të mos ishte pjesë e Ligës Premier.
Legjenda e Reds mendon se dënimi i belgut nuk duhet të ishte i njëjtë me atë të Robert Hudh pasi belgu po vazhdon t’i përsëritë gjestet jo sportive.
“Fellaini dhe Huth morën ndëshkime të njëjta, tre ndeshje për secilin dhe kjo është e padrejtë. Njëri goditi qëllimisht me bërryl, kurse tjetri bëri një tërheqje të vogël flokësh”.
“Aq më shumë shikoj dënimin e Fellaini dhe pastaj atë të Huth, aq më pak kuptoj vendimin e FA”.
“Dëmtimi që pëson lojtari për një tërheqje flokësh dhe një bërryli në kokë nuk është i njëjtë”.
“Fellaini po vazhdon të përsëritë këto gjeste josportive, personalisht do doja që ai të mos jetë pjesë e Ligës Premier”, ka thënë Carragher. /Telegrafi/