Telegrafi

Po të mos ishte gazetar, Kushtrim Sadiku do të bëhej këngëtar (Video)

Moderatori i emisionit Info Magazine, Kushtrim Sadiku, ka qenë pjesë e intervistës më të shkurtër në Prive, ku iu është përgjigjur pyetjeve interesante të gazetares.

Nga pyetjet që i janë bërë ishte edhe nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje estetike, ndërsa përgjigja natyrisht ishte mohuese.

Po të mos ishte gazetar, Kushtrimi thotë se mendon që do të ishte bërë një këngëtar i mirë.

Edhe pyetjes së kolegëve nëse mendon t’i shkurtojë flokët, i është përgjigjur negativisht.

Gjatë intervistës, ai e ka treguar edhe për kujtimin më të bukur në jetën e tij që i ka ndodhur para 15 vitesh e që mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/