Site icon Telegrafi

“Po të ishte portier i ri, nuk do ta shihte më kurrë fushën” – Carragher i ashpër me Onanan pas gabimeve të këtij të fundit

Jamie Carragher është treguar i ashpër me portierin Andre Onana, i cili po vazhdon me paraqite të dobëta me klubin Manchester United.

Kamerunasi bëri dy gabime fatale në përballjen ndaj Galatasaray në Ligën e Kampionëve.

Portieri i Manchester United ua hoqi shokëve dhe klubit mundësinë e fitores aq tepër të nevojshme për kualifikimin, pasi turqit morën një barazim me rezultat 3-3 me gabimet e tij.

Legjenda e Liverpoolit, Carragher,  thekson se as një lojtar i skuadrës së të rinjve nuk gabon si 27-vjeçari.

“Ten Hag duhet të jetë i shqetësuar për të ardhmen. As një portier i skuadrës U18 nuk mund të gabojë si Onana në rastin e golit të dytë të Galatasarayt”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Gjilani

“Nëse një portier i të rinjve do të kalonte tek United dhe do të luante si Onana, me shumë mundësi ai nuk do ta shihte më kurrë skuadrën e parë… “, ka thënë Carragher. /Telegrafi/

Exit mobile version