Telegrafi

Po të ishte Barca ‘-18’ ndaj Realit, unë nuk do të isha trajner

I pyetur nëse Los Blancos kanë hequr dorë nga gara për titull, ai ka thënë: “Jo, mirëpo po të ishte situata e anasjelltë, unë nuk do të isha këtu për t’iu përgjigjur kësaj pyetje”.

“Reali është i aftë që të fitojë në secilën ndeshje deri në fund të sezonit, ashtu si edhe ne që mund të humbim pikë”.

“Nuk flasim vetëm për katër ndeshje, janë plot takime që kanë mbetur për t’u zhvilluar dhe e dimë se gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejtë. Po humbe dy ndeshje, menjëherë dukesh si trajner i keq”, u ka thënë Vilanova gazetarëve. /Telegrafi/