Këngëtari i cili jeton në Hamburg të Gjermanisë dhe shquhet për mënyrën e të bërit lifestyle, Benito, së fundmi është parë në studion e Genc Prelvukaj – BlackFish Entertainment
Fotot të cilat po qarkullojnë nëpër rrjete sociale, na lënë të kuptojmë që Benito shumë shpejt do të sjell projektin e tij të ri, mirëpo a do të jetë në bashkëpunim me artistin Genc Prelvukaj apo vetëm Genci do të kujdeset për realizimin e projektit te tij, kjo mbetet të shihet.
Një gjë që bie në sy është fakti që Benito për një kohë shumë të shkurtër ka sjellë më shumë se 9 projekte dhe ka arritur të fitojë zemrat e publikut.
Me aq sa kemi arritur të kuptojmë, kënga i përket zhanrit pop-balad dhe i këndohet dashurisë.
Projekti pritet të dalë gjatë muajit mars.
A.Z.
/Telegrafi/