Telegrafi

Po sikur të shfaqet një problem me votat elektorale presidenciale të një shteti amerikan?

Zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen gjatë ditë së sotme, ku do të përballen, demokrati Joe Biden si dhe republikani, Donald Trump, i cili aktualisht është president i SHBA-së.

Fituesin e përcakton siç dihet vota elektorale, e cila përcakton edhe kush do ta udhëheq shtetin në katër vitet e ardhshme, raporton CNN.

Po sikur të ketë një problem me votat elektorale të një shteti?

Nuk është plotësisht e qartë se çfarë do të ndodh, pos një procesi gjyqësor, transmeton Telegrafi.

Nëse ka një zgjedhje të diskutueshme dhe një shtet nuk mund të përcaktojë se kush duhet të fitojë votat elektorale, prisni një betejë gjyqësore, si ajo që bëri George W. Bush dhe Al Gore në zgjedhjet e vitit 2000.

Trump ka avantazh në një betejë gjyqësore pasi që ka një shumicë konservatore prej 6-3 në Gjykatën e Lartë.

Gjithashtu është jashtëzakonisht e rëndësishme të fitohet edhe Dhoma e Përfaqësuesve pasi që është e vështirë për një President të bëjë politikë të qëndrueshme pa shumicën në Kongres. Demokratët pritet të kenë sërish shumicën, ashtu siç e kanë aktualisht. /Telegrafi/