Telegrafi

Po sikur të ishin sovjetikët të parët që do të uleshin në Hënë?

Pak përpara orës 10 të mbrëmjes më 20 korrik 1969, stacionet televizive në të gjithë botën ndërprenë programacionet e tyre për të sjellë një lajm historik.

Fjalët “drejtpërdrejt nga Hëna” dolën në ekran dhe foto pa ngjyra zbuluan një palë shkallë metalike në një peizazh me pluhur. Një çizme del në plan të parë teksa një astronaut tenton të zbresë. Kamera kap ngadalë pamje të mrekullueshme krateresh.

Zëri i astronautit është i paqartë sapo largohet disa metra nga anija e tij dhe shohim që nxjerr një flamur nga xhepi i veshjes së astronautit. Njeriu i parë në Hënë na përshëndet.

Në flamur dukej çekiçi dhe drapri.

Por në realitet ndodhi diçka tjetër.

Në shkurt të vitit 1966, një anije hapësinore ruse, Luna 9, bëri uljen e parë në kontrolluar në Hënë.

Misioni ishte një mrekulli inxhinierike që ndihmoi në dhënien përgjigje të pyetjeve thelbësore në lidhje me sipërfaqen e hënës dhe hapi rrugë për misionet e reja.

“Në mesin e viteve ’60 amerikanët dhe sovjetikë, po përpiqeshin të dy të mbërrinin në Hënë,” thotë Doug Millard, kujdestar i Muzeut Shkencor të Londrës, që aktualisht pret të hapë një ekspozitë me koleksion objektesh hapësinore ruse.

“Përpara se të çoni një person në Hënë duhet të çoje një mjet robotik dhe kishim tendencën të harronim të gjitha sukseset nga ana sovjetike,” thotë ai.

Tre metra e lartë, Luna 9 përbëhej nga një bazë katrore me katër këmbë, pak a shumë si Apollo. Në majë kishte një cilindër vertikal me në krye një kupolë vezake.

Për lexuesit e gazetave në atë kohë, dukej se Rusia ishte në rrugën e saj për të mposhtur amerikanët në garën e hapësirës.

Drejtori i bankës Jodrell, Bernard Lovell, e përshkroi mbërritjen në Hënë si një moment historik dhe shtoi se ishte një arritje e nevojshme për misionin e uljes së njerëzve në Hënë.

Përveç se dërgoi 9 foto, misioni i dha përgjigje një pyetje që me të vërtetë shqetësonte planifikuesit e misionit. Ekzistonte frika se sipërfaqja hënore ishte e mbuluar me një lloj rëre thithëse dhe çdo mjet që mund të ulej aty, mund të fundosej. Luna 9 provoi se toka ishte solide, një fakt i cili ndihmoi edhe rusët dhe amerikanët të përshpejtojnë me programet e tjera.

Misioni i fluturimit për të zbritur një kozmonaut sovjetik në sipërfaqen hënore ishte i ngjashëm me planin amerikan për Apollon. Plani sovjetik arriti që të kishte disa karakteristika sigurie që i mungonin programit amerikan të Apollos. Anija ishte e pajisur edhe me një motor, që mund të funksiononte automatikisht në momentin që nuk kishte pilot.

Ishte një plan ambicioz dhe i mirë-menduar. Anija për t’u ulur në Hënë ishte e testuar me sukses në orbitën e Tokës. Dhe pajisja e parë robotike Lunokhod1, me masën e një makine të vogël, mbërriti për herë të parë në sipërfaqe të Hënës në vitin 1970.

Fatkeqësisht për programin hapësinor sovjetik, raketa gjigante N1 që u duhej për të dërguar Leonov-in në Hënë nuk e përfundoi kurrë me sukses nisjen.

Në lartësinë 105 metra, njësoj si me Saturn5 amerikan, raketa shpërthente.

Të 4 përpjekjet dështuan, raketa e parë zgjati vetëm një minutë, e dyta u shemb si top zjarri, e treta u shpërbë kurse e katërta shpërtheu direkt.

Në këtë kohë, në vitin 1972, gara për të çuar një njeri në Hënë ishte e humbur, dhe pse programi hënor sovjetik nuk u anullua zyrtarisht deri në vitin 1974.

Ajo çfarë nuk duhet të harrohet, është se kur erdhi puna për hetime robotike, rusët shkuan të parët në Hënë. Në janar të vitit 1973, Gene Cernan la gjurmën e fundit në Hënë. Ai solli foto me rezolucion të lartë.

Nëse programi N1 do të kishte filluar disa vite më parë, Alexei Leonov mund të kishte qenë me të vërtetë personi i parë që mbërriti në Hënë.

Megjithatë disa njerëz nuk e besojnë këtë. Teoritë konspirative vazhdojnë gjithnjë. /Tirana Observer/