Bllokimi i kanalit të qumështit është një problem shumë i zakonshëm dhe kështu do të mund ta zgjidhni
Nëna ndien dhimbje të forta dhe e ka të vështirë të ushqejë beben me gji, prandaj kjo duhet të zgjidhet sa më shpejt.
Problemet zakonisht shfaqen në 6 – 8 javët e para, por ndonjëherë mund të shfaqen edhe më vonë, transmeton Telegrafi.
Pse ndodh bllokimi i kanalit të qumështit?
▪ Zbrazja e gabuar e gjirit. Kjo ndodh nëse foshnja nuk e kap mirë majën e sisës, nëse ka probleme me thithjen ose është e përgjumur.
▪ Nëse e keni anashkaluar ushqyerjen me gji. Kur ka një interval të madh ndërmjet zbrazjes së gjirit, mund të ndodhë bllokim i kanalit.
▪ Nëse presioni në gjoks është i fortë. Mund të jeni duke shtypur fort gjoksin tuaj me gishta, duke përdorur sytjena shumë të ngushtë ose duke krijuar presion me çantë me gjëra për beben.
▪ Nëse nuk i zbrazni sisët. Kjo ndodh zakonisht kur jeni me nxitim, ndaj nuk i zbrazni sisët aq sa duhet.
Cilat janë simptomat e një kanali të bllokuar të qumështit?
Kjo mund të jetë shumë e pakëndshme për nënën. Dhimbjet, skuqja, nxehtësia në gjoks bëhen më të forta. Dhimbja e tepërt tregon mastitin, kur mund të shfaqen temperatura dhe lodhje.
Si të parandaloni bllokimin e kanalit të qumështit?
Ushqyerja me gji është në fakt mënyra më e mirë për të parandaluar problemet.
▪ Bëni një orar të ushqyerjes dhe zbrazni sisët tuaja rregullisht. Me të porsalindurin duhet të keni 8 – 12 ushqyerje me gji në ditë.
▪ Vëzhgoni nëse foshnja po e kap mirë sisën, në mënyrë që të parandalohen problemet dhe me thithkën, por edhe për të zbrazur gjoksin.
▪ Ushqeni fëmijën tuaj me gji në pozicione të ndryshme për ta bërë më të lehtë zbrazjen e gjinjve tuaj.
▪ Përdorni sytjena të cilësisë së mirë, mos vishni asgjë që ushtron presion mbi gjoksin tuaj.
▪ Flisni me një ekspert nëse keni nevojë për ndihmë.
Si të zgjidhet problemi i kanalit të bllokuar të qumështit?
Duhet t’i përkushtoheni menjëherë trajtimit, nuk duhet të prisni, sepse do të jetë gjithnjë e më e vështirë dhe e dhimbshme.
▪ Ushqeni fëmijën me gji, pa marrë parasysh se sa shumë dhemb
▪ Pushoni pak
▪ Rritni sasinë e lëngut
▪ Hani një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar
▪ Vendosni kompresa të ngrohta në gjoks përpara se të ushqeheni, në mënyrë që ato të zbrazen më mirë
▪ Kur të keni mbaruar ushqyerjen me gji, sigurohuni që të shtrydhni gjithçka që ju ka mbetur me duart tuaja ose një pompë
▪ Masazhi është shumë i rëndësishëm dhe në drejtim të thithkës për të thyer bllokimin
/Telegrafi/