Një oficere e policisë kufitare u bë e njohur në rrjetet sociale gjatë natës, dhe ndjekësit e saj kanë reaguar nga paraqitja e saj.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një grua, të identifikuar si Kiara Servantes e Teksasit, e cila ishte pjesë e sigurimit të nënpresidentit amerikan, Mike Pence, kur ai vizitoi kufirin amerikan me Meksikën kur u fotografua atë para qelisë.
Pas fotografisë së saj me hashtagun #IceBae ajo u bë hit dhe profili që i përket Kiaras u shfaq në Twitter.
“Sapo u zgjova … Pashë se duhej të bëja një video për të besuar se isha unë. Unë jam unë – një shefe kufitare e Teksasit dhe po, nuk di ç’të them tjetër”, tha ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=VVDBYMYju-s
Servantes shkruante se ajo po bënte punën e saj dhe se ajo pëlqente të mbronte vendin e saj.
Më vonë, një përgjigje u mor nga autoritetet e saj, të cilët konfirmuan se ajo po punonte për ta dhe kishte lirinë për të përdorur rrjetet sociale. /Telegrafi/