Sipas një raportimi, pronarët e Liverpoolit, Fenway Sports Group (FSG), refuzuan një ofertë prej 3.5 miliardë eurosh nga Lindja e Mesme vitin e kaluar.
The Athletic raportoi se FSG ka nxjerrë klubin në shitje dhe se një prezantim i plotë ishte shfaqur për palët e interesuara.
Grupi ka në pronësi Liverpoolin që nga viti 2010, me klubin që atëherë i është kthyer triumfeve në skenën vendase dhe evropiane.
Nën pronësinë e firmës së investimeve sportive, Liverpooli fitoi titullin e tyre të parë në Ligën Premier në 30 vjet, duke fituar gjithashtu FA Cup, Carabao Cup dhe Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, marrëdhënia e amerikanëve me bazën e tifozëve të klubit u përkeqësua pas përpjekjeve të diskutueshme për ta futur Liverpoolin në një Superligë Evropiane – një kompeticion i propozuar sezonal që u kontestua nga njëzet klube evropiane.
FSG thuhet se ka shikuar mundësitë për të shitur në të kaluarën, por vendosi të mos ecë përpara me to.
Një ofertë e tillë erdhi nga Lindja e Mesme, sipas një raporti të Mirror. Në vitin 2021, botimi pretendoi se një ofertë prej 3.5 miliardë euro erdhi për klubin, por u refuzua, pavarësisht se coronavirusi i kishte kushtuar klubit rreth 120 milionë euro humbje.
Publikimi pohoi gjithashtu se shumica e ofertuesve të mundshëm të Liverpoolit në vitin 2021 ishin nga “Lindja e Mesme të pasur me naftë”.
Nuk ishte hera e parë që Liverpooli ka zgjuar interesim nga sheikët. Në vitin 2017, Daily Mail raportoi se përfaqësuesit e Sheikh Khaled Bin Zayed Al Nehaya, pjesë e familjes në pushtet në Abu Dabi, u takuan me FSG-në gjatë një periudhe një muajshe në fund të vitit 2017.
Thuhet se Al Nehaya propozoi një blerje të madhe prej 2.5 miliardë eurosh me një aksioner kinez që do të kishte pakicën e aksioneve.
Nga ana tjetër, Liverpool lëshoi një deklaratë duke këmbëngulur se marrëveshja ishte prishur përpara se Sheikh Khaled dhe aksionarët e shumicës Henry ose Gordon të ishin takuar me ta. /Telegrafi/