Udhëheqësit e koalicionit qeverisës janë duke e shqyrtuar mundësinë e reduktimit të disa ministrive.
Kjo ka qenë një prej temave që kanë diskutuar partnerët e koalicionit në takimin e fundit që kanë pasur.
Zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, ka thënë për “Epokën e re” se kjo pritet të ndodhë vetëm pas një analize paraprake.
Ndërsa, njohësit e rrethanave politike nuk besojnë se do të ketë zvogëlim të numrit të ministrive. Sipas tyre, kjo përpjekje bëhet vetëm sa për opinion publik.