Telegrafi

“Po shpif”, “mshele”, përplasje mes pozitës e opozitës në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike  

Deputetë të pozitës dhe opozitës janë përplasur në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku u shqyrtua Raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të MINT për vitin 2022.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj e ka pyetur ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari për rezervat shtetërore, por për këtë ajo i tha se është sekret shtetëror dhe nuk i lejohet të flasë.

Rozeta Hajdari po ashtu tha se Qalaj po shpif, për çka ka ndërhyrë edhe deputetja Mirlinda Tishukaj Sadiku.

Kësaj të fundit iu drejtua me fjalën “mshele”, deputeti Rashit Qalaj. /kp/