Telegrafi

Po shpërndante ushqim, gjilanasi kanoset nga një person në shenjë revolte

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se deri sa ishte ndalur para një lokali për të shpërndarë produkte ushqimore i dyshuari mashkull kosovar ne shenje revolte (se ishte i penguar nga automjeti i viktimës për te lëvizur) ka shtënë me arme zjarri ne ajër dhe ka kanosur viktimën.

Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një arme me gaz ,një karikatorë, dy fishekë dhe një gëzhojë.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/