Site icon Telegrafi

Po shkonte drejt shkallëve lëvizëse, gruaja “gëlltitet” nga një vrimë në dysheme (Video)

Ky është momenti tronditës kur një grua zhduket në tokë në një stacion të metrosë pasi po ecte drejt shkallëve lëvizëse.

Paneli i thyer metalik nuk ishte i siguruar në vend, duke bërë që dyshemeja ta “gëlltiste” gruan.

Pamja e sigurisë tregon gruan dhe një burrë – që supozohet të jetë i dashuri ose burri i saj – duke shkuar drejt daljes C në stacionin e metrosë Cuizhu në qytetin Shenzhen të Provincës Guangdong të Kinës, përcjell Telegrafi.

Burri që po e shoqëronte atë dëshpërimisht përpiqet ta kap, në fund duke mbajtur krahët e saj ndërsa dëshmitarët e tjerë nxituan për ta ndihmuar.

Sipas stafit në stacionin në Linjën 3 të Metro Shenzhen, gruaja ishte e padëmtuar kur ajo u ndihmua disa minuta më vonë. /Telegrafi/

Exit mobile version