Telegrafi

Po shkonte drejt Austrisë, një autobus përfshihet nga zjarri në një autostradë në Kroaci – shpëtojnë të gjithë pasagjerët

Pak para orës 13:00 të ditës së sotme (e mërkurë), një autobus është përfshirë nga flakët një një autostradë në Kroaci.

Për fat të mirë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të 17 pasagjerët janë shpëtuar.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur zjarrfikësit nga njësitë e Zjarrfikësve të Zagorjës të cilët kanë shuar zjarrin.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se zjarri është shuar në orën 13:33.

Policia konfirmoi se në autobus ndodheshin 17 pasagjerë, asnjë prej të cilëve nuk u lëndua. Ata u transferuan në një autobus tjetër dhe vazhduan rrugën drejt Austrisë.

Së paku deri më tani, nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri. /Telegrafi/