Burri i njohur vetëm si Lui, bërtiste nga dhimbjet dhe mundohej ta largonte partneren Zhou, e cila ia kishte kafshuar gjuhën dhe nuk po ia lëshonte.
Në mënyrë që ta shkëpusnin 26-vjeçaren, prej partnerit të tij tri vite më të ri, policia u desh të përdorte sprei me piper, transmeton Telegrafi.
Pas ngjarjes që ndodhi në Anhui të Kinës, viktima u desh të dërgohej për trajtim shkaku i gjuhës së gjakosur, ndërsa sulmuesja u dërgua në mbajtje.
Mësohet se ajo nuk dëshironte të ndahej prej tij dhe shfrytëzoi rastin ta kafshonte, teksa dyshja po shkëmbenin ‘puthjen e lamtumirës’ para se t’i ndajnë rrugët. /Telegrafi/
https://youtu.be/00X9z0q71jI