Telegrafi

Po shkëlqen me Zvicrën, Man Utd tenton transferimin e sulmuesit

Manchester United synon që të përforcohet në afatin kalimtar veror, pasi dëshiron të ketë një skuadër më të fortë për sezonin e ri.

Një nga repartet ku Djajtë e Kuq kërkojnë të ndërhyjnë është reparti ofensivë pasi nuk ka funksionuar mirë sezonin e fundit.

Drejtuesit e gjigantit anglez janë të interesuar për transferimin e yllit zviceran, Dan Ndoye i cili ka pasur një sezon shumë të mirë edhe me Bolognën në Serie A.

Siç raporton gazetari italian Gianluca Di Marzio, Manchester United është magjepsur nga performanca e ekspozuar nga Dan Ndoye në Euro 2024 me Zvicrën.

Anësori ka bërë një sezon fantastik me Bolognën, duke qenë ndër lojtarët kryesorë për kualifikimin e Bolognës sezonin e ardhshëm në Ligvn e Kampionëve.

23-vjeçari ka shënuar një gol në Evropian, derisa drejtuesit e United do ta ndjekin atë nga afër në sfidën e së shtunës ndaj Italisë.

Interesim për lojtarin ka shfaqur edhe Interi, derisa Bologna është e gatshme ta lejoj largimin e tij për një shumë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/