Kastriot Imeri është duke kaluar nëpër formën më të mirë në karrierën e tij deri më tani.
Mesfushori i talentuar nga Kosova është duke shkëlqyer në kampionatin zviceran me fanellën e Servettes.
Falë formës fantastike që po kalon, Imeri është grumbulluar dhe ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Zvicrës në fund të vitit 2021.
21-vjeçarit i është rritur ndjeshëm vlera, pasi sipas faqës së specializuar për vlerësimin e futbollistëve ai tani kushton gjashtë milionë euro.
Me vlerën e përditësuar, Imeri është futbollisti më i shtrenjtë tek klubi i tij aktual Servette dhe ndër gjashtë më të shtrenjtit në Superligën e Zvicrës.
Talenti ferizajas ka treguar formë të mrekullueshme këtë edicion, ku në 17 sfida ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.
Kujtojmë që Imeri ka kaluar të gjitha grupmoshat te Zvicra dhe së fundmi debutoi me Përfaqësuesen A të helvetikëve. S
ipas mediave të ndryshme zvicerane, mesfushori nga Kosova në verë pritet të largohet nga Servette pasi tanimë në adresë të klubit zviceran kanë mbërritur shumë oferta për të, kryesisht nga Gjermania, Franca e Italia. /Telegrafi/