Site icon Telegrafi

Po shkëlqen këtë sezon me Barçën, Lewandowski paralajmëron Real Madridin

Robert Lewandowski ka bërë një parashikim për rikthimin e Barcelonës në aksion pas pushimit me kombëtare në tetor.

Blaugranasit u futën në pushimin me kombëtare pas një fitoreje komode me rezultat 3-0 ndaj Alavesit në udhëtim për të vazhduar si lider i tabelës në La Liga.

Lewandowski e vazhdoi formën e tij fantastike edhe në shtetin bask duke shënuar het-trik dhe duke bërë që numri i tij i golave në ligë këtë sezon të arrijë në dhjetë.

Sulmuesi veteran tani do të udhëtojë për t’iu bashkuar Polonisë, por ka besim se rikthimi me Barcelonën do të jetë edhe më i fortë.

“Unë kurrë nuk kam luajtur kaq shumë ndeshje radhazi me vetëm dy ditë pushimi në mes. Këto ditë pushimi do të jenë mirë për skuadrën, jo për ata që shkojnë me kombëtaren, por për skuadrën”, ka thënë Lewandowski fillimisht.

“Ka gjithashtu disa lojtarë që janë të lënduar dhe të cilët do të rikthehen pas pushimit. Kam besim se pas kësaj pauze ne do të jemi edhe më të fortë se sa jemi tani”, përfundoi ai.

Lewandowski pritet që të bëjë paraqitjen e tij të 155-të për Poloninë kur ata do të jenë nikoqir të Portugalisë më 12 tetor ndërsa tri ditë pas asaj ndeshje do të kenë punë me Kroacinë.

Barcelona në ndërkohë do të rikthehet në La Liga më 20 tetor ku do të pres në shtëpi Sevillën, para se të luajë ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve tri ditë më vonë (23 tetor)./Telegrafi/

Exit mobile version