Site icon Telegrafi

Po shkëlqen me Antwerpin, Barcelona e mëson çmimin e yllit të skuadrës belge

Barcelona e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, teksa e ka mposhtur Antwerpin me rezultat 5-0.

Por para këtij dueli drejtuesit e dy klubeve kanë biseduar edhe për një futbollist që në të ardhmen mund ta vesh fanellën e gjigantit katalunas.

Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar belg Arthur Vermeeren i cili ka dy vite që po shkëlqen me fanellën e Antwerp.

Lexo po ashtu Barcelona do ta ndjekë nga afër talentin belg, i cili shihet si pasues afatgjatë i Busquets

18-vjeçari është në listën e dëshirave të Barcelonës dhe katalunasit kanë pyetur drejtuesit e gjigantit belg për çmimin e tij.

Mundo Deportivo ka raportuar se për ta transferuar lojtarin në Kataluni, Barcelonës do t’i duhet të paguajë 20 milionë euro.

Vermeeren që luan në pozitën e mesfushorit defensivë shihet si shpresa e madhe e futbollit belg dhe Xavi e sheh atë si lojtarin adekuat për ta zëvendësuar Sergio Busquetsin e larguar.

Talenti i madh belg tanimë ka debutuar për Përfaqësuesen U21 të Belgjikës dhe nuk përjashtohet mundësia që të ftohet edhe në atë A në ndeshjet e tetorit.

Xavi e pëlqen shumë lojtarin dhe katalunasit pritet të bëjnë përpjekje për të nënshkruar me të qysh në afatin kalimtar të janarit dhe ta lënë në huazim te Antwerpi deri në verën e vitit 2024. /Telegrafi/

Exit mobile version