Site icon Telegrafi

A po shkatërrohet ekzistenca e botës së egër në Kosovë? – flet Arian Mavriqi

Pasioni i tij për natyrën u formësua që në fëmijëri, duke u rritur në Kamenicë dhe duke qenë i ekspozuar ndaj natyrës së saj të pasur.

Arian Mavriqi, pjesë të përvojës së tij të hershme kishte lumin e Shtrembër të Kamenicës, ku ai u njoh me faunën e larmishme të zonës.

Përveç natyrës, një ndikim të madh tek ai pati ndjekja e dokumentarëve të konservatorëve të botës së egër, George dhe Joy Adamson, çifti që e frymëzoi për të ndjekur rrugën e dokumentimit të natyrës së egër.

Me mbi një dekadë përvojë, Arian Mavriqi gjatë kësaj interviste tregon për sfidat e shumta të këtij zhanri të fotografisë, si një fushë ende e pazhvilluar në Kosovë.

Ai flet për rëndësinë e etikës në fotografi dhe për kërcënimin e drejtpërdrejtë që i kanoset botës së egër nga faktori njeri në Kosovë.

Mbi të gjitha, ai ndan pasionin dhe këmbëngulësinë e tij për të dokumentuar natyrën e egër dhe për të kontribuar në shoqërinë tonë, pavarësisht sfidave të ndryshme.

Maviqi po ashtu përcjell një mesazh inkurajues për të gjithë: çdo ëndërr është e realizueshme nëse buron nga shpirti, veçanërisht kur është në dobi të shoqërisë.

Përmes kësaj interviste të zhvilluar me Diana’Stories, Mavriqi ndan histori nga terreni dhe bën thirrje për mbrojtjen e biodiversitetit, duke theksuar se ndërhyrja e njeriut po cenon ekuilibrin ekologjik.

Për të ndjekur intervistën e plotë kliko këtu:

Exit mobile version