Telegrafi

Po shikonte televizorin kur në kuzhinë i erdhi një mysafir i paftuar – gruaja nga Florida u habit kur pa aligatorin mbi dy metra në kuzhinë

Një grua në Florida mbeti e shokuar kur pa një mysafir të paftuar në shtëpinë e saj – një aligator mbi dy metra që ishte futur në kuzhinë.

Mary Hollenback shkrepi disa fotografi të aligatorit në shtëpinë e saj në Venice, që me shpejtësi të madhe u shpërndanë në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

“Ky gjiganti në Venice është futur brenda duke hapur derën e shtëpisë, dhe u fut në kuzhinë”, tha Hollenback.

Ajo tha se po shikonte televizorin kur pa reflektimin në derën e xhamit dhe vërejti se diçka po lëvizte.

“Mendova se ishte dikush që nuk jetonte këtu që tentonte të futej – duke menduar se kishte ngatërruar shtëpinë”, shtoi Hollenback. /Telegrafi/