Telegrafi

Po shijonin bukuritë e plazhit indian, turisti përplaset për vdekje në shkëmbinj nga vala e madhe (Video)

Ky është momenti shokues kur vala gjigant e përplas për vdekje një burrë të cilin më pas e përpinë, derisa dy shokët e tij ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje të tmerrshme në Indi.

Sasikumar Vasan, 33-vjeç, humbi jetën në Goa, derisa dy miqtë e tij mezi shpëtojnë. Ata ishin ulur në shkëmbinj dhe po shijonin bukuritë e plazhit, por në një moment vala e madhe niset në drejtim të tyre dhe i përplas në gurë, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shihen treshja që i godet vala dhe i mbulon me ujë, ndërsa Vasan nuk del më në sipërfaqe pasi e përpinë uji dhe e fut nën shkëmb.

Edhe pse trupi i tij i pajetë nuk duket askund në video, me të dalë në vendin e ngjarjes ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin nga uji dhe të konfirmojnë identitetin e tij.

Kjo nuk është hera e parë që turistët në Indi e pësojnë në raste të ngjashme, dhe këtë e ka konfirmuara Ministria e Turizmit. /Telegrafi/