Derisa po bënte xhiron e mëngjesit në një pjesë periferike të Devonit në Angli, një burrë është çuditur aq shumë sa nuk mund t’ju besonte syve të tij.
Ian Wilson është hutuar kur i ka parë dy lopë në majën e një kulmi me tjegulla.
Por, vetëm pak sekonda më vonë, burri 45-vjeçar e ka kuptuar se ky është një mashtrim optik, sepse lopët ndodhen në një kodër pas shtëpisë, transmeton Telegrafi.
Wilson i ka bërë disa fotografi nga këndi specifik, që i tregon lopët sikur janë duke qëndruar shumë afër oxhakut.
Mirëpo, në një fotografi tjetër, shihet edhe një pjesë e kodrës, së bashku me pjesën tjetër të bagëtive. /Telegrafi/