Një 22-vjeçar nga Azerbajxhani ka qenë viktimë e një vjedhje në Ibizë të Spanjës, ku i është vjedhur ora e dorës që kushton hiq më pak se 1.6 milion euro.
Bëhet fjalë për orën Richard Mille (RM) 50-03 McLaren F1, që konsiderohet si një nga orët më të shtrenjta në botë, transmeton Telegrafi.
Hajni i vodhi orën e dorës të inspiruar nga Formula 1, dhe e gjitha ndodhi në mes të ditës pasi 22-vjeçarin e goditi disa herë viktimën që në ato momente po shëtiste nëpër qytet.
Rasti është lajmëruar menjëherë në polici, kurse i riu nga Azerbajxhani ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Ndryshe, në botë ekzistojnë vetëm 75 njësi të kësaj ore luksoze që peshojnë vetëm 40 gramë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qZNOh2a1BGY