Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin kinez Shoayan në provincën Hunan, ku kamerat e sigurisë kanë filmuar diçka të tmerrshme që ka shokuar botën.
Një i ri 22-vjeç po shëtiste me biçikletë nëpër trotuaret e qytetit, kur befasisht i bjen mbi kokë një copë e madhe xhami që i kushtoi shtrenjtë, transmeton Telegrafi.
Në momentin që xhami e goditi në kokë, ky i ri u përplas me fytyrë për tokë duke mbetur pavetëdije.
Raportohet se erërat e forta ishin shkaku kryesor që xhami doli nga korniza e dritares së një apartamenti, dhe përfundoi mbi kokën e këtij të riu të pafat që u dërgua me urgjencë në spital.
Raportohet se ai është në koma, dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. /Telegrafi/