Telegrafi

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Ky është momenti kur një hipopotam sulmon barkën plotë me turistë – duke ua kafshuar motorin me nofullat gjigante.

Barka me turistë po lundronte nëpër lumin Chobe në Namibi gjatë 22 marsit, kur hasën në një hipopotam, transmeton Telegrafi.

Turistët për fat të mirë i shpëtuan më të keqes, por jo edhe motori i barkës së tyre që me gjasë është copëtuar nga kafshimet e hipopotamit.

Ikja nga kjo kafshë gjigante apo rritja e shpejtësisë ishte pothuajse e pamundur në fillim, për shkak të ujërave të cekëta dhe rreziku se helika e barkës do të dëmtohet derisa sillet dhe godet tokën.

Jackie Boshoff ishte një prej turisteve në barkë, e cila tha se nuk mund t’i besonte syve se çfarë po ndodhte në ato momente. /Telegrafi/