Mbi 40 aktivitete janë organizuar vetëm gjatë tre ditëve të para të Javës Globale të Ndërmarrësisë, e cila po shënohet në 180 shtete nga e mbarë bota.
Aktivitetet që po organizohen nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës, kanë për fokus rrjetizimin e ndërmarrësve, zhvillimin e ekosistemit në Kosovë, trajnime për ndërmarësit e rinjë, gjithëpërfshierjen, ndarjen e tregimeve të suksesit, ndërmarrësinë sociale, ISO Standarted, marketingun digjital, promovimin e grave ndërmarrëse, sfidat e ndërmarrësve, qasjen në financa si dhe ekonominë e gjelbër.
Sot në ditën e katërt të #GEW2019 do të organizohen këto aktivitete: Prezantimi i Diagramit të Ekosistemit të Ndërmarrësisë në Kosovë, nga ora 11:00 në ICK, organizim i përbashkët me Ambasaden e Holandës në Kosovë; vizita e Ambasadorit Amerikan Phlip Kosnett në ICK; prezantimi i “Star Venture Accelerator” nga BERZH (ora 14:30 në ICK); diskutimi i hapur me student “Sfidat e angazhimit në sektorin e biznesit” nga ora 13:30 në Kolegjin AAB; diskutimi: “Zhvillimi i ndërmarrësisë nëpërmjet zhvillimit të edukimit” nga ora 14:00 në Universitetin Amerikan (RIT Kosovo); “Are you a Champion of success” nga ora 17:00 në Swiss Diamond Hotel (Prishtinë) si dhe BarCamp edicioni I 52-të nga IPKO Foundation dhe KUSA, duke filluar nga ora 17:30 në Kino Armata.
Partnerët të cilët organizuan aktivitete gjatë tre ditëve të para të GEW përfshinë: ICK, Oda Ekonomike Amerikane, KosovaLive, Forumi për Iniciativa Qytetare, UNICEF, Kolegji RIINVEST, CSR Kosova, Cacttus Education, Shkolla Finlandeze, RDA Centre, American School of Kosova, Kolegji AAB, BERZH, Business Conusltant Council, Oda Ekonomike Gjermane, Kolegji Univerzum, FLOSSK, Prishtina Hackerspace, Kolegji Globus, BSCK, APEC, SHE-ERA, Sustainability Leadership Kosova, Kolegji UBT, CEED Kosovo, G7 – Dhoma Ekonomike e Grave, Melita & Partners, 4H-Kosova, IBCM.
Kliko KËTU për kalendarin e detajuar të aktiviteteve.
Nikoqir i Javës Globale të Ndërmarrësisë (GEW) në Kosovë është Innovation Centre Kosovo, ndërsa GEW 2019 mbështetet nga Ambasada e Suedisë, GIZ Kosovo, Ambasada e Norvegjisë, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, GIST dhe Coca-Cola. /Telegrafi/