Komuna e Kisella Vodës këtë fundjavë po zbatohet aksioni për pastrimin e gjithë terreneve sportive për fëmijët në territorin e kësaj komune. Siç njoftojnë nga komuna, janë angazhuar ekipe të punëtorëve sezonal, të cilët këtë fundjavë intenzivisht do të punojnë për pastrimin e bashkësive urbanistike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga komuna gjithashtu njoftojnë se do të zëvendësojnë lojrat e fëmijëve të cilat janë të dëmtuara, ndërsa gjatë fundjavës së ardhshme aksioni do të vazhdojë me kositjen e barit.
Ata gjithashtu bëjnë apel për sjellje të mirë të qytetarëve dhe mbrojtje të mjedisit hapësinor./Telegrafi/