Site icon Telegrafi

A po ruhet Ronaldo për Kupën e Botës? Ten Hag zbulon arsyen e vërtetë pse nuk ishte grumbulluar portugezi

Manchester United ka kaluar tutje në kuadër të EFL Cup, pasi ka mposhtur Aston Villën me rezultat 4-2.

E në këtë takim të rëndësishëm ylli më i madh i Djajve të Kuq, Cristiano Ronaldo nuk luajti fare, pasi nuk ishte i përfshirë as në listën e futbollistëve të ftuar.

Kjo gjë në Angli ngjalli reagime të shumta, duke raportuar mediat se portugezi po ruhej për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’.

Megjithatë ka qenë trajneri i Djajve të Kuq, Erik Ten Hag që ka zbuluar arsyen e vërtetë të mungesës së Ronaldos në këtë sfidë.

Tekniku holandez ka thënë se Ronaldo ka munguar shkaku se është i sëmurë dhe se ai nuk është duke u ruajtur.

“Nuk e di kur do të jetë Ronaldo gati, por nuk jam i shqetësuar”, tha Ten Hag.

“Nuk është e vërtetë që po ruhet, Ronaldo është i sëmurë dhe kjo është arsyeja që nuk po luan”, u shpreh Ten Hag.

Manchester United do të përballet në fundjavë me Fulhamin në udhëtim dhe Ronaldo ende është në dyshim nëse do të luaj. /Telegrafi/

Exit mobile version